Politikë
Përjashtimi dy-mujor nga Kuvendi, Klevis Balliu ironizon vendimin: Sot mësova se veza qenka lëndë piroteknike
Reklamë e Sponsorizuar
Pas vendimit për e tij përjashtim me 60 ditë nga punimet e seancave plenare, deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka dalë në një deklaratë për mediat jashtë dyerve të Kuvendit, ku ka komentuar masën e marrë ndaj tij.
Me një ton ironik, ligjvënësi demokrat u shpreh se ky vendim i Sekretariatit i Etikës i ka rezervuar një risi, pasi sipas tij, sot ka kuptuar për herë të parë se veza mund të konsiderohet si lëndë piroteknike.
Balliu: E para ndodh vetëm prej urdhrit të sugar dady të Gys Agasit shokut Edvin. Nuk ka rregullore që përjashton deputetët për 2 muaj. Hera e parë që morëm vesh se veza qenka lëndë piroteknike. Jo se e bën veza. Veza nuk është lëndë piroteknike në mendimin tim. Shishja e parë lëshohet nga PS. Nuk ka njeri nga PS që të merret masë prej tij. Neve na kërkohet përjashtimi për 2 muaj. Kemi ofenduar Niko Peleshin. Çfarë e kemi ofenduar? Ministrat e tjera? As nuk e di kush janë aty. Aty është vetëm Edi Rama. Minimalisht të na kursenin idiotësirat dhe të thonin të vërtetën se sugar daddy i Gys Agasit na ka urdhëruar.
Masë disiplinore ndaj deputetit erdhi si pasojë e zhvillimeve të tensionuara gjatë seancës parlamentare të enjten, ku u votua reforma territoriale në praninë e Kryeministrit Edi Rama, ndërkohë që ligjvënësit e opozitës tentuan ta qëllonin atë me shishe uji dhe vezë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: