Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Masë ndëshkimore drastike ndaj deputetëve të opozitës, reagon ashpër Korreshi

Redaksia Lajmetereja • 12-10-2026 09:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Masë ndëshkimore drastike ndaj deputetëve të opozitës, reagon ashpër Korreshi
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka hedhur akuza të forta ndaj mazhorancës pas vendimit për të përjashtuar për 60 ditë nga seancat plenare kolegët e tij, Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu. Ky ndëshkim erdhi si pasojë e incidentit të regjistruar në seancën e së enjtes, ku dy ligjvënësit demokratë tentuan të qëllonin me shishe uji dhe vezë kryeministrin Edi Rama dhe zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Gjatë prononcimit të tij, Korreshi ka deklaruar se agresioni verbal dhe fizik ka nisur fillimisht nga ana e socialistëve, të cilët sipas tij kanë gjuajtur të parët me shishe drejt deputetëve të opozitës. Megjithatë, ai theksoi se Sekretariati i Etikës ka zgjedhur të mbyllë sytë përballë kësaj situate, duke e konsideruar vendimin si një urdhër të paracaktuar nga kreu i ekzekutivit, Edi Rama. Saimir Korreshi: Çdo veprim që mund të pretendohet është që nga formulimi i gabuar. Rregullorja i përshkruan kur ka dhunë. Kemi raste të tjera kur bllokohet foltorja. Janë shkruar e zeza mbi të bardhë. Dhe rasti që mund të shkohej në pikën 6, brenda sesionit, nuk janë dënuar në sesionin parlamentar. U dënuan 60 ditë pa rregullore si duhet të dënohen sekretariati që japin dënim pa rregullore?! Shkelje e rëndë e rregullores. Ju ftoj të shikoni 65/1 pika e parë i ka të gjitha elementët për veprimet që janë akuzuar kolegët. E ka taksuar 10 ditë jo më tepër. Piroteknikë është idiotësi. Nuk ka lëndë tymuese. Nuk ka pasur asnjë. Kolegët e tyre nuk i shikojnë. Kur ata hedhin bidona. Vendim i paracaktuar nga Edi Rama. Tashmë nuk ka më shtet ndarje pushtetesh, apo presidenti që është bërë si paradhoma e kryeministrit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar