Kronikë
Hani i Elezit: Ndalohet një shtetas i huaj, kapet me polisë kufitare të falsifikuar
Reklamë e Sponsorizuar
Një shtetas i huaj është ndaluar nga Policia e Kosovës në pikën kufitare të Hanit të Elezit, pasi dyshohet se ka përdorur një dokument të falsifikuar.
Ngjarja ka regjistruar gjatë mesnatës së së dielës, ndërsa i dyshuari është shoqëruar menjëherë në stacionin policor për verifikim dhe hetime të mëtejshme.
Në raportin zyrtar 24-orësh të Policisë së Kosovës theksohet se: “Është shoqëruar i dyshuari mashkull shtetas i huaj, pasi që dyshohet se kishte falsifikuar polisën e sigurimit kufitare të R. Kosovës.”
Autoritetet kompetente bëjnë me dije se hetimet për këtë rast janë duke vazhduar nga njësitë relevante për të zbardhur të gjitha rrethanat e veprës penale.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: