Pranë pendës së Livoqit në Gjilan gjenden eshtra, dyshohet se i takojnë një njeriu
Publikuar më: 06-05-2025 06:32
Te penda e fshatit Livoq i Epërm në Gjilan janë gjetur disa eshtra që dyshohet se mund të jenë të njeriut. Policia e Kosovës njoftoi për KOHËN se eshtrat janë gjetur gjatë punimeve, derisa rastin e ka raportuar një zyrtar i Shërbimeve Publike Komunale tëKomunës.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet relevante, derisa është njoftuar edhe prokurori i rastit dhe gjatë së martës autoritetet do ta procesojnë rastin.
Rasti është iniciuar si “gjetje e eshtrave”.
“Ju njoftojmë se nga një Zyrtar i Sherbimeve Publike Komunale –Gjilan, është raportuarse në lokacionin te Penda e fshatit Livoq i Epërm –Gjilan, gjatë kryerjes së disa punimeve janë gjetur kocka- eshtra , ku dyshohet se mund të jenë të njeriut. Në vendngjarje kanë dalë njësite policore duke siguruar vendin e ngjarjes. Është njoftuar prokurori i shtetit dhe gjatë ditës së sotëme njësitet relevante procesojn me rastin”,ka njoftuar për KOHËN zëdhënësi policor për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.