Sport
Dramë në palestrën “Mizahir Isma”: Prishtina i reziston Rahovecit për triumfin e dytë sezonal
Reklamë e Sponsorizuar
Sigal Prishtina ka regjistruar fitoren e dytë në elitën e basketbollit vendor, pasi ka mposhtur si mysafir Rahovecin 029 me rezultat të ngushtë, 94-97.
Ndeshja solli emocione dhe tensione deri në sekondat e fundit, ku vendasit u hodhën në sulm për të përmbysur rezultatin dhe ishin shumë pranë suksesit, mirëpotëbardhetrit nga kryeqyteti menaxhuan avantazhin deri në rënien e sirenës së fundit.
Kontributin kryesor për fitoren e prishtasve e dha Bryson Daëkins, i cili zhvilloi një paraqitje fantastike me 27 pikë e 13 kërcime. Ai u mbështet fuqishëm edhe nga Ajiri Johnson, autor i 24 pikëve dhe 10 kërcimeve, ndërsa Vincent Golon kontribuoi me 16 pikë të tjera.
Në krahun tjetër, te Rahoveci u dallua Mika Adams me një ndeshje brilante prej 30 pikësh, 9 kërcimesh e 7 asistimesh, i ndihmuar gjithashtu nga Rozier, i cili realizoi 24 pikë.
Pas katër xhirove të zhvilluara në këtë edicion, Prishtina regjistron bilanc prej dy fitoresh dhe dy humbjesh, ndërkohë që skuadra e Rahovecit mbetet ende në kërkim të triumfit të parë sezonal.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: