Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

28 vjet nga Masakra e Gollubovcit, Krasniqi: Drejtësia ndëshkon çlirimtarët ndërsa kriminelët serbë bredhin të lirë

Redaksia Lajmetereja • 26-09-2026 14:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
28 vjet nga Masakra e Gollubovcit, Krasniqi: Drejtësia ndëshkon çlirimtarët ndërsa kriminelët serbë bredhin të lirë
Malisheva ka shënuar sot 28-vjetorin e Masakrës së Gollubovcit, një nga kapitujt më të dhimbshëm të vitit 1998 në këtë komunë, ku më 26 shtator u ekzekutuan barbarisht 28 civilë shqiptarë. Në të njëjtën datë, u nderua gjithashtu kujtimi i tre dëshmorëve të lirisë nga Malisheva, Ilaz Javori, Rasim Maloku dhe Selman Deligashi. Në manifestimin përkujtimor, krahas familjarëve dhe qytetarëve, homazhe zyrtare zhvilluan nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi, drejtorët e dikastereve komunale, si dhe përfaqësues të Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve në Malishevë. Teksa evokoi kujtimet për këtë ngjarje tragjike, nënkryetari Krasniqi u shpreh se ajo vazhdon të mbetet ndër plagët më të thella të periudhës së luftës. “Sot është një ditë që na kthen pas te dhimbja për një prej ngjarjeve më të rënda gjatë luftës, pasi u vranë në mënyrën më mizore 28 qytetarë të komunës sonë. Këto ngjarje janë dëshmia më e mirë se serbët kanë kryer krime, e jo çlirimtarët, ndërsa gjykatat vazhdojnë të dënojnë çlirimtarët, kurse autorët e këtyre krimeve jetojnë të lirë. Ne, si komunë, nuk do të heshtim para këtyre padrejtësive dhe kërkojmë që autorët e këtij krimi të dalin para drejtësisë. Ju si familje të jeni të fortë, pasi falë këtij gjaku, falë kësaj sakrifice, ne sot jetojmë të lirë dhe sot i përkujtojmë të rënët”, deklaroi Krasniqi. Duke evokuar veprën e tre dëshmorëve të rënë po në këtë datë, ai theksoi se trashëgimia e tyre do të përcillet brez pas brezi. “Sa të jetojë kombi, dëshmorët do të kujtohen, sepse ishte gjaku dhe sakrifica e tyre për kombin që ne sot të gëzojmë lirinë”, shtoi ai. Në fjalën e tij, përfaqësuesi i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve në Malishevë, Kastriot Berisha, lartësoi lart kontributin e dëshmorëve dhe të gjithë atyre që u angazhuan në luftën çlirimtare. “Falë kësaj sakrifice, falë këtij gjaku të derdhur ndër shekuj, populli shqiptar jeton i lirë dhe ne sot ndërtojmë vendin”, u shpreh Berisha. Gjatë ceremonisë së homazheve, familjarët e viktimave shprehën mirënjohjen e tyre ndaj institucioneve dhe pjesëmarrësve për respektin e treguar, duke vënë në pah se ngjarje të tilla përkujtimore mbajnë gjallë kujtesën historike dhe janë thelbësore për familjet që humbën më të dashurit e tyre gjatë luftës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar