Arrestohet një 39-vjeçar në Kaçanik, dyshohet se vodhi 5 viça
Publikuar më: 05-05-2025 21:02
Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për vjedhjen e pesë viçave në fshatin Soponicë të Kaçanikut.
Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja ka ndodhur më 1 maj 2025, ndërsa viçat e vjedhur kishin një vlerë të përafërt prej 6,000 eurosh.
Në lidhje me rastin, është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari P.H., 39 vjeç. Ai është shoqëruar në stacionin policor dhe, me vendim të prokurorit të rastit, është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore.