Kronikë
Përplasje mes dy automjeteve në Novosellë të Pejës, mbeten të lënduar katër persona
Reklamë e Sponsorizuar
Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur gjatë ditës së sotme, rreth orës 11:30, në rrugën “Mulla Zekë Bërdynaj” në fshatin Novosellë të Pejës, duke lënë të lënduar katër persona.
Lajmin për këtë ngjarje e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili bëri të ditur se në këtë incident janë përfshirë dy automjete.
Të gjithë të lënduarit janë transportuar menjëherë në institucionin shëndetësor për tretmanin e nevojshëm. Sipas mjekëve, ata janë në gjendje stabile dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, autoritetet kompetente, respektivisht Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me hetimin e shkaqeve dhe rrethanave se si ka ndodhur ky aksident.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: