Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Reagimi i Altin Krasniqit pas vendimit të Hagës: Nuk u dënuan personat, por vetë Ushtria Çlirimtare e Kosovës

Redaksia Lajmetereja • 26-09-2026 13:24
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Reagimi i Altin Krasniqit pas vendimit të Hagës: Nuk u dënuan personat, por vetë Ushtria Çlirimtare e Kosovës
Altin Krasniqi, biri i ish-kryeparlamentarit dhe njërit prej figurave kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqit, ka bërë një tjetër reagim publik lidhur me vendimin e fundit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj katër ish-krerëve të kësaj ushtrie. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ai ka theksuar se po të ishin vlerësuar vetëm aktet e tyre personale dhe jo rolet që kanë mbajtur në strukturat drejtuese të UÇK-së, ata do të kishin qenë të liri sot. Sipas tij, pikërisht këto personalitete kanë dhënë një kontribut të çmuar edhe në procesin e shtetndërtimit të Kosovës në periudhën e pasluftës. Në vijim të mesazhit të tij, ai ka shprehur hapur shqetësimin se ky vendim godet më shumë se thjesht individët: "Nëse ua heqim pozitat që kanë mbajtur në Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së dhe i gjykojmë vetëm individualisht, mbi veprimet konkrete të secilit, ata sot do të ishin të lirë! Por, pikërisht për shkak të pozitave të tyre në UÇK, ata u bënë ndër figurat kryesore që negociuan dhe nënshkruan Marrëveshjen e Rambujesë dhe më pas kontribuuan në krijimin e shtetit të Kosovës! Prandaj, ajo që dhemb më shumë është se, përmes tyre, është dënuar UÇK-ja dhe sakrifica e një populli të tërë!"
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar