Ariana Musliu- Shoshi: Kosova është bërë pikërisht siç e ka dashur Albin Kurti

Publikuar më: 05-05-2025 10:30
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu- Shoshi, ka reaguar ashpër ndaj gjendjes aktuale politike dhe institucionale në vend, duke akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për degradimin e funksionimit të shtetit. Sipas saj, Kosova sot është pikërisht ajo çfarë Kurti e ka synuar me vite të tëra, transmeton portali DrenicaOnline. “Kosova është bërë pikërisht ashtu siç e ka dashur Albini, prandaj askush nuk çuditet! Ai ka punuar gjatë që Kosova të mbetet pa institucione funksionale, ku qytetari paguan më shumë për rrymën, për bukën dhe për të gjitha produktet tjera bazike”, tha Musliu- Shoshi. Ajo kritikoi qeverinë për mosrespektim të Kushtetutës, mungesë të përgjegjësisë para organeve të drejtësisë dhe mungesë të aleancave ndërkombëtare. “Një shtet ku Kryeministri dhe ministrat shkelin Kushtetutën dhe nuk u përgjigjen organeve të drejtësisë. Një shtet ku çdo kush që thotë të vërtetën linçohet, ndërsa ata që vjedhin mbrohen”, shtoi ajo. Musliu- Shoshi theksoi se vendi është në një pikë të thellë degradimi dhe, sipas saj, qeverisja aktuale e ka çuar Kosovën drejt braktisjes dhe pa perspektivë. “Edhe dje, sot dhe nesër, me këtë qeverisje, Kosova do të mbetet pikërisht kjo që është sot: një shtet i shkatërruar, i braktisur dhe pa perspektivë”, përfundoi ajo./DrenicaOnline/ Shpërndaje këtë lajm në:
Shpërndaje këtë lajm:
Facebook WhatsApp Twitter
🔙 Kthehu