Kronikë
Publikuan pamje duke shtënë me pistoletë në rrjete sociale, arrestohen dy persona në Pejë
Reklamë e Sponsorizuar
Dy persona, një grua dhe një burrë, kanë përfunduar në prangat e Policisë së Kosovës në rajonin e Rugovës në Pejë, pasi dyshohen për përdorim të armës dhe mbajtje të paautorizuar të saj.
Sipas njoftimit zyrtar nga organet e rendit, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 10 tetorit, rreth orës 23:11. Dyshimet e para u ngritën pasi e dyshuara kishte shpërndarë në rrjetet sociale një video ku shihej duke shtënë me një armë zjarri, e cila figuron në pronësi të të dyshuarit tjetër.
Gjatë veprimeve hetimore, policia ka konfiskuar në cilësinë e provave materiale një pistoletë, një karikator si dhe katër fishekë.
Pas kryerjes së procedurave të intervistimit, me urdhër të prokurorit të rastit, dy të dyshuarit janë liruar dhe çështja do të vazhdojë të trajtohet në procedurë të rregullt.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: