Politikë
Projektligji i PDK-ja për Specialen nën lupën e Drejtësisë, Gërvalla jep detajet e para
Reklamë e Sponsorizuar
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka bërë të ditur se ekspertët e dikasterit që ajo udhëheq po kryejnë një analizë të detajuar të Projektligjit të propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) lidhur me Dhomat e Specializuara, dokument i cili më pas do të përcillet në Qeveri me qëndrimin zyrtar përkatës.
“Sot Kosova është shtet i pavarur. Sfidat me të cilat përballemi këto ditë kërkojnë bashkërendim të të gjithë neve për çështje që kanë të bëjnë me shtetin, Kushtetutshmërinë dhe historinë e të ardhmes tonë të përbashkët. Shumica e gjërave që lidhen me Dhomat e Specializuara janë çështje të ekspertizës së lartë. Nevojitet kujdes i madh që të mos bëjmë gabime. Në Ministrinë e Drejtësisë janë ekspertët që po e analizojnë edhe Projektligjin e propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës. Kur ta kemi gati do t’ia dërgojmë Qeverisë opinionin tonë. Nuk do ta vonojmë, shpejt do ta dërgojmë. As nuk duam të nxitohemi e ta paguajmë me gabime të papranueshme. Më shumë se për fjalë, kemi nevojë për bashkërendim, analizë e ekspertizë me qëllim që në fund të fitojë drejtësia“, u shpreh ajo.
Këto deklarata ministrja Gërvalla i ka bërë gjatë një konference për media, ku ka theksuar rëndësinë e maturisë institucionale dhe bashkërendimit të veprimeve në tema kaq të ndjeshme për vendin.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: