Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Udhëtim misterioz drejt Rinasit: 150 turistë polakë zbulojnë Shqipërinë përmes nismës së Wizz Air

Redaksia Lajmetereja • 26-09-2026 12:45
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Udhëtim misterioz drejt Rinasit: 150 turistë polakë zbulojnë Shqipërinë përmes nismës së Wizz Air
Shqipëria është shpallur si destinacioni surprizë i edicionit më të fundit të formatit unik të udhëtimit “Let’s Get Lost”, i cili këtë herë ka sjellë një grup vizitorësh nga Varshava për të eksploruar pasuritë e vendit tonë. Pjesëmarrësit u nisën në këtë rrugëtim pa pasur asnjë dijeni për vendndodhjen përfundimtare, duke e kuptuar se kishin mbërritur në Shqipëri vetëm pasi aeroplani preku tokën në Rinas. “Në aeroplan isha me njerëz të mrekullueshëm. I gjithë udhëtimi ishte perfekt. Është hera e parë që vij në Shqipëri. Jam shumë i emocionuar. Është një vend i ri që unë vizitoj,” u shpreh njëri prej turistëve pas mbërritjes. Falë mbështetjes së Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, ky projekt synon t’i njohë vizitorët e huaj me disa prej qyteteve më piktoreske të vendit. Gjatë një itinerari katërditor, turistët do të kenë mundësinë të përjetojnë nga afër kulturën, kulinarinë, trashëgiminë historike dhe bukuritë natyrore shqiptare, përmes një programi të fokusuar te traditat lokale, monumentet kulturore dhe përvojat autentike. “Është aventurë, është dinamike, është gjithçka që mund ta shijojë pasagjeri. Mendoj se asnjë vend tjetër nuk është si Shqipëria dhe jemi shumë krenarë të lidhim dy baza të ndryshme. Baza e Varshavës është një nga bazat tona kryesore të rëndësishme në Poloni, dhe Tirana është baza jonë, ne jemi linja ajrore më e madhe këtu në Tiranë dhe në Shqipëri, kështu që jemi shumë krenarë për këtij projekt dhe të gjithë do ta shijojnë atë,” thuhet në deklaratën e linjës ajrore. Si nyja kryesore e udhëtimeve ndërkombëtare në vend, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vazhdon të mbajë një rol kyç në forcimin e lidhjeve të Shqipërisë me tregjet evropiane, duke i dhënë një hov të rëndësishëm zhvillimit të turizmit. Ky bashkëpunim në kuadër të nismës “Let’s Get Lost” krijon një tjetër dritare promovuese për tërheqjen e vizitorëve të rinj dhe konsolidimin e Shqipërisë si një destinacion turistik gjithnjë e më të preferuar dhe të aksesueshëm. “Let’s Get Lost” përfaqëson një prej koncepteve më inovative të Wizz Air, e konceptuar posaçërisht për t’u dhuruar udhëtarëve emocionin e zbulimit të territoreve të reja. Nëpërmjet kësaj përvoje, kompania ajrore vijon të mbështesë turizmin, eksplorimin e destinacioneve të panjohura dhe integrimin mes tregjeve evropiane, duke sjellë kësaj radhe një grup pasagjerësh që do të shijojnë nga afër ngjyrat dhe mikpritjen shqiptare.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar