Aktuale
Blerina Matraku thyen heshtjen: Adi Hila më tradhtoi, nuk kisha dijeni për kamerat e fshehura në banesë
Reklamë e Sponsorizuar
Këngëtarja e njohur Blerina Matraku ka qenë e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ku ka zbuluar prapaskena të forta nga e kaluara e saj dhe lidhja me kompozitorin Adi Hila. Ajo ka pohuar se ka pasur besim të verbuar tek ai, duke theksuar se nuk kishte asnjë informacion për vendosjen e kamerave të sigurisë në ambientet e shtëpisë.
Artistja pranoi hapur se kishte ushqyer ndjenja të sinqerta dhe e kishte konsideruar kompozitorin si një nga njerëzit më të rëndësishëm e të besuar të jetës së saj, duke e vënë atë madje edhe para vetvetes në disa momente.
Sipas saj, ajo ishte në korrent vetëm për një sistem alarmi për shkak të vjedhjeve të mëparshme, por jo se në banesë kishte pajisje që regjistronin dhe monitoroheshin nga jashtë.
“Unë e desha këtë njeri, e mbivlerësova dhe e vendosa ndër njerëzit më të besuar, duke menduar se ishte Zoti, familja dhe më pas unë. Krijova ndjenja të vërteta dhe isha gati ta bëja këtë njeri të lumtur, t’i jepja qetësi përballë ngarkesave të tij profesionale”, u shpreh ajo gjatë rrëfimit.
Matraku shtoi se nuk dëshiron të hyjë në detaje që mund të prekin një familje, duke sqaruar se në atë periudhë ka qenë në dijeni se ai ishte i ndarë, dhe sapo kuptoi të vërtetën, vendosi tërhiqej menjëherë.
Duke folur për skandalin e publikimit të pamjeve, këngëtarja u shpreh thellësisht e indinjuar dhe e mashtruar, duke e konsideruar veten jo thjesht të tradhtuar në çift, por të përdorur dhe të manipuluar nga një figurë që dikur e kishte ndihmuar në aspektin profesional.
“Nuk mendoja kurrë se një njeri mund të kishte papërgjegjshmërinë morale për të vendosur kamera sigurie në dhomat e shtëpisë pa dijeninë time. Nëse do ta dija që ishte kamerë, do të isha e ndërgjegjshme se ajo mund të vëzhgohej nga larg. Unë e dija se ishte vetëm sistem alarmi”, përfundoi Matraku.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: