Aktuale
Përplasje fizike në Vlorë: Banorët kundërshtojnë ashpër ndërtimin e Muzeut Hebraik
Reklamë e Sponsorizuar
Përshkallëzim i tensioneve dhe përleshje fizike mes qytetarëve dhe forcave rendit janë regjistruar gjatë ditës së shtunë në qendrën historike të Vlorës, pikërisht pranë hapësirës ku është parashikuar të ngrihet Muzeu Hebraik.
Grupi i qytetarëve është mbledhur sërish në shenjë proteste, duke shprehur kundërshtimin e tyre të hapur ndaj këtij projekti dhe duke kërkuar pezullimin e menjëhershëm të punimeve në kantier.
Gjatë tubimit, situata ka degjeneruar në dhunë fizike pranë rrethimit mbrojtës të zonës së ndërtimit, pasi disa nga protestuesit kanë ndërmarrë hapa për të rrëzuar gardhin metalik.
Forcat e ndërhyrjes së shpejtë të policisë kanë ndërhyrë menjëherë për të shmangur depërtimin e protestuesve drejt perimetrit të brendshëm ku po zhvillohen punimet.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: