Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Portieri i Teutës shkëlqen pas triumfit ndaj Skënderbeut: Te Tetova gjeta një stil loje që më mahniti

Redaksia Lajmetereja • 10-10-2026 20:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Portieri i Teutës shkëlqen pas triumfit ndaj Skënderbeut: Te Tetova gjeta një stil loje që më mahniti
Teuta ka triumfuar me rezultatin e pastër 2-0 përballë Skënderbeut, në takimin e vlefshëm për javën e gjashtë të Abissnet Superiores, duke regjistruar një paraqitje bindëse në shtëpi. Pas përfundimit të kësaj sfide, protagonist dhe i shpallur si "Lojtari i Ndeshjes", portieri i skuadrës durrsake, Bernandoni, ka ndarë përshtypjet e tij për paraqitjen e ekipit dhe përshtatjen e shpejtë në futbollin shqiptar. "Si ndihesh në Shqipëri? Ndihem shumë mirë, jam shumë i lumtur që vij këtu në Shqipëri. Jemi shumë të shokuar pozitivisht unë dhe familja ime," u shpreh fillimisht gardiani i portës së Teutës. Duke folur për punën e deritanishme dhe teknikun e skuadrës, ai theksoi: "E mora me kënaqësi, e ndjej çdo ditë në stërvitje. Trajneri Edlir Tetova ka një futboll të bukur. Shoh diçka të re këtu." I pyetur për kontributin e tij personal në fushën e lojës, Bernandoni u shpreh se fokusi i tij i vetëm është ndihma ndaj ekipit: "Dua thjesht të ndihmoj skuadrën në maksimum. Ky është futbolli dhe kur fiton je i lumtur dhe duam të vazhdojmë kështu." Në rrëfimin e tij, portieri zbuloi gjithashtu arsyet pse pranoi ofertën e durrsakëve, duke vlerësuar seriozitetin e klubit: "Nuk e kisha parë më parë kampionatin shqiptar, por kur më mori Teuta më pëlqeu mënyra se si më kërkuan. Si më respektuan. Dakord, më duan për cilësitë e mia, por fillimisht flisni për cilësitë e mia njerëzore. Dhe për mua kjo është e rëndësishme kur firmosa këtu." Duke vlerësuar potencialin e grupit dhe atmosferën në skuadër, ai shtoi: "Unë e pëlqej të luaj këtu. Sinqerisht kemi lojtarë të mirë. Kemi shumë lojtarë të mirë dhe duhet të vazhdojmë të fitojmë." Në fund, gardiani i huaj tregoi me humor edhe fjalët e para që ka mësuar në gjuhën shqipe: "Fjalë shqip që keni mësuar? Faleminderit, Po, Jo. Përpiqemi të kuptojmë njëri-tjetrin dhe kemi përkthyes të mirë në klub."
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar