Kronikë
Incident i rëndë në Gjirokastër: Makinës i shprthen lënda plasëse në ecje sipër, dy të plagosur rëndë dërgohen urgjentisht në spital
Reklamë e Sponsorizuar
Një ngjarje e pazakontë dhe e frikshme ka tronditur mbrëmjen e sotme qytetin e Gjirokastrës, pasi një automjet në lëvizje e sipër është përfshirë nga një shpërthim i fuqishëm, duke lënë dy persona të lënduar.
Sipas informacioneve paraprake të policisë, incidenti ka ndodhur rreth orës 22:00 në bulevardin “18 Shtatori”. Mjeti tip “Benz”, i cili drejtohej nga pronari i tij, shtetasi B. D., ka shpërthyer fillimisht pranë zonës së Gjykatës. Pas kësaj, automjeti ka vazhduar lëvizjen për disa metra derisa ka ndaluar pranë Drejtorisë Vendore të Policisë, ku është përplasur me trafikndarësen e rrugës.
Si pasojë e këtij shpërthimi, drejtuesi i mjetit B. D. dhe pasagjeri R. M. kanë pësuar dëmtime trupore. Ata janë transportuar menjëherë drejt spitalit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë shërbimet e emergjencës dhe forca të shumta policie. Një grup i posaçëm hetimor është ngritur dhe po kryen veprimet e para në terren, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij incidenti dhe përcaktimin e shkakut të saktë të shpërthimit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: