Politikë
Deklarata skandaloze e Daçiqit për Prizrenin nxit reagimin e ashpër të deputetit të Vetëvendosjes
Reklamë e Sponsorizuar
Kërcënimi i fundit i zëvendëskryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiq, se flamuri serb gjoja “herët a vonë do të valëvitet mbi Prizren”, ka ngjallur reagime të menjëhershme në skenën politike të Kosovës. Ndaj kësaj deklarate shoviniste ka reaguar ashpër deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Abrashi i është kundërpërgjigjur zyrtarit të lartë serb, duke ia fërguar në kujtesë një vizitë të tij të kaluar në qytetin historik të Prizrenit, për të cilën kishte marrë leje nga institucionet e Kosovës.
“Ta kujtojmë si u prite dhe me çfarë flamuri. Je i tepërt në Prizren!”, ka shkruar ligjvënësi i Vetëvendosjes, duke përfshirë në reagimin e tij edhe detaje nga e kaluara.
Në kuadër të kësaj përgjigjeje, ai ka publikuar edhe të dhëna nga arkiva, ku kujton se vizita e Daçiqit në atë kohë ishte mundësuar përmes lejes zyrtare të lëshuar nga Qeveria e Kosovës më 26 dhjetor 2010.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: