Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Ekonomi

Udhëtimi i dështuar drejt Gjermanisë: Tre kosovarë kthehen mbrapsht në kufi, njëri kishte vetëm 5 euro

Redaksia Lajmetereja • 10-10-2026 19:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Udhëtimi i dështuar drejt Gjermanisë: Tre kosovarë kthehen mbrapsht në kufi, njëri kishte vetëm 5 euro
Autoritetet kufitare në Gjermani kanë ndaluar tre shtetas nga Kosova, të cilët nuk plotësonin kriteret ligjore për të hyrë në territorin e këtij shteti. Ngjarja është regjistruar më 7 tetor, gjatë një operacioni kontrolli në pikën kufitare Horbranz, e cila ndodhet në autostradën A96. Sipas informacioneve zyrtare të policisë, tre kosovarët po udhëtonin me një autobus të linjës nga Roma drejt Frankfurtit. Edhe pse ndodheshin në të njëjtin mjet, ata nuk kishin lidhje me njëri-tjetrin. Gjatë verifikimit të dokumentacionit, efektivët e Policisë Federale konstatuan parregullsi dhe vendosën t'i ndalojnë të gjithë ata. Dy prej udhëtarëve rezultuan me probleme serioze në dokumentet e qëndrimit. Konkretisht, një 37-vjeçar kishte një leje italiane që kishte skaduar që në janar të vitit 2026, ndërsa një bashkëudhëtar 30-vjeçar kishte paraqitur një leje qëndrimi gjermane, e cila kishte humbur vlefshmërinë që në prill të vitit 2025. Situata e pasagjerit të tretë, po ashtu 37-vjeçar, ka ngjitur dyshimet e autoriteteve gjatë kontrollit të bagazheve. Megjithëse ai deklaroi se planifikonte të qëndronte vetëm dy ditë në Gjermani, në valixhen e tij u gjetën rroba pune, ndërsa në xhep kishte vetëm pesë euro para të gatshme, një shumë kjo e pamjaftueshme për të justifikuar qëndrimin. Ndaj të tre shtetasve kosovarë, Policia Federale ka nisur procedimet penale, ndërkohë që u është refuzuar zyrtarisht hyrja në vend. Në kuadër të kontrolleve të intesifikuara gjatë po kësaj dite, autoritetet gjermane kanë kthyer mbrapsht gjithsej 12 persona të huaj që nuk plotësonin kushtet e hyrjes. Në këtë grup përfshihej edhe një familje me pesë anëtarë nga Afganistani, të cilëve gjithashtu iu refuzua kalimi i kufirit. Për njërin prej individëve të kapur gjatë këtyre kontrolleve, autoritetet kanë nisur tashmë procedurat për ta dëbuar me avion drejt vendit të origjinës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar