Kronikë
Tragjedia në Livoç, kreu i Vitisë dënon ashpër vrasjen e dyfishtë të familjes Bogujevci
Reklamë e Sponsorizuar
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka përcjellë mesazhin e tij të ngushëllimit pas krimit të rëndë që i mori jetën dy anëtarëve të familjes Bogujevci, Nafijes dhe Egzonit, një ngjarje që ka tronditur thellë opinionin publik.
Nëpërmjet një telegrami ngushëllimi, kreu i Vitisë e ka cilësuar këtë ngjarje si një humbje të dhimbshme, duke shprehur gjithashtu shqetësimin dhe indinjatën e tij të thellë ndaj këtij akti të rëndë dhune.
Në reagimin e tij, Haliti u ka bërë thirrje institucioneve përgjegjëse që të veprojnë me shpejtësi, të zbardhin plotësisht rrethanat e kësaj tragjedie dhe të sigurojnë që autorët të marrin dënimin e merituar para drejtësisë.
Duke e quajtur të papranueshëm çdo akt dhune që shuan jetë njerëzore, ai ka theksuar se garantimi i sigurisë dhe mbrojtja e jetës së qytetarëve mbeten detyrim parësor për shoqërinë dhe institucionet tona.
Kujtojmë se Nafije dhe Egzon Bogujevci u privuan nga jeta të hënën në fshatin Livoç të Gjilanit, ndërsa si autor i dyshuar i kësaj vepre tragjike është identikuar bashkëshorti i viktimës Nafije.
Gjatë këtij incidenti të armatosur mbeti i plagosur edhe djali i xhaxhait të Nafijes, i cili aktualisht po u nënshtrohet trajtimeve të nevojshme mjekësore.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: