Ekonomi
Mijëra lule dhe struktura metalike për 800 euro: Reagon zyrtarisht Komuna e Mitrovica
Reklamë e Sponsorizuar
Komuna e Mitrovicës, nën drejtimin e Faton Pecit, ka lëshuar një reagim zyrtar për të hedhur poshtë pretendimet se fondet për lulet dekorative në qytet janë siguruar nga buxheti i Drejtorisë së Arsimit.
Sipas njoftimit për media, faturimi për këtë projekt është mbuluar nga Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Infrastrukturës (DSHPI), duke shfrytëzuar marrëveshjet ekzistuese për kujdesin ndaj zonave të gjelbra dhe mirëmbajtjen sezoniere të rrugëve urbane dhe rurale.
Autoritetet komunale kanë bërë të ditur se shuma e përgjithshme e këtij angazhimi arrin në vetëm 800 euro, shifër që përfshin blerjen e luleve, vazove, konstruksioneve mbajtëse prej metali, si dhe shërbimin e punës.
Po ashtu, është bërë e ditur se bëhet fjalë për bimë sezonale, ndërsa kujdesi ndaj tyre ka vazhduar rregullisht deri në përmbylljen e ciklit të tyre jetësor.
“Qytetarët meritojnë fakte, jo interpretime që shtrembërojnë të vërtetën”, theksohet në deklaratën e lëshuar nga Komuna e Mitrovicës.
Ky sqarim vjen si përgjigje ndaj spekulimeve publike rreth shpenzimeve të kryera për stolisjen e mjediseve publike në qytet.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: