Aktuale
Teuta synon kreun në Durrës, Skënderbeu kërkon kthesën ndaj kryesuesve
Reklamë e Sponsorizuar
Kategoria Superiore ngre siparin e javës së gjashtë me një ballafaqim mjaft joshës që do të zhvillohet në stadiumin e Durrësit, ku vendasit e Teutës do të presin skuadrën e Skënderbeut.
Skuadra durrsake ka regjistruar një ecuri mbresëlënëse në këtë nisje sezoni, duke u pozicionuar në vendin e parë të renditjes. Ky start optimal konfirmon ambientin pozitiv dhe pritshmëritë e larta për grupin e rinovuar gjatë merkatos së verës, i cili drejtohet nga trajneri Edlir Tetova.
Në krahun tjetër, skuadra nga Korça e ka nisur kampionatin me disa vështirësi, por kjo nuk e ka zbehur dëshirën e tyre për të reaguar. Bardhekuqtë pritet të zbresin në fushë me një qasje sulmuese ndaj kryesuesve të këtij edicioni, për të kërkuar rezultat pozitiv në këtë transfertë të vështirë.
Formacionet zyrtare:
TEUTA: Bernardoni, Zhongo, Jazxhi, Fangaj, Boçi, Toli, Maçolli, Mala, Arifi, Kallaku, Pedro. Trajner: Edlir Tetova.
SKËNDERBEU: Alia, Vangjeli, Lagonidis, Amadu, Grazhdaniu, Lanaqi, Drame, Diallo, Musa, Nasr, Bismark. Trajner: Julian Ahmataj.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: