Ekonomi
Verstappen i pandalshëm në Singapor, kampioni i botës rrëmben “pole position” në Marina Bay
Reklamë e Sponsorizuar
Forma e shkëlqyer e Max Verstappen nuk njohur ndalesë, teksa pas triumfit në garën sprint gjatë paradites të së shtunës, piloti holandez ka siguruar një tjetër sukses të rëndësishëm duke rrëmbyer “pole position” në pistën e Marina Bay, për Çmimin e Madh të Singaporit në Formula 1.
Katër herë kampioni i botës ka dominuar sesionin zyrtar të matjes së kohës, duke regjistruar xhiron më të shpejtë në 1’31”373. Pas tij, në vendin e dytë dhe me një diferencë prej vetëm 54 të mijëtave, është pozicionuar piloti i Ferrarit, Charles Leclerc, i cili do të nisë garën vendimtare nga vija e parë e startit.
Ndërkohë, pozitat pasuese janë plotësuar nga makina tjetër e kokëkuqes italiane e drejtuar nga Lewis Hamilton, i cili lë pas liderin e kampionatit botëror, italianin Kimi Antonelli me Mercedes. Për sa i përket top-pesërshes, ajo është mbyllur nga kampioni aktual i botës, britaniku Lando Norris, në bordin e makinës McLaren.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: