Aktuale
Tragjedia në Gjilan, UNMIK bën thirrje për drejtësi dhe angazhim urgjent kundër dhunës
Reklamë e Sponsorizuar
Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) ka lëshuar një reagim zyrtar pas ngjarjes së rëndë të regjistruar në fshatin Livoç i Ulët të Gjilanit, ku humbën jetën një grua dhe vëllai i saj, ndërsa një familjar tjetër mbeti i plagosur.
Përmes një deklarate për media, Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm dhe drejtuesi i këtij misioni, Peter Due, ka përcjellë ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e viktimave, duke uruar gjithashtu shërim sa më të shpejtë për personin e lënduar në këtë incident tragjik.
“Kjo humbje tragjike e jetëve nënvizon koston shkatërruese njerëzore të dhunës me bazë gjinore. Një dhunë e tillë është e papranueshme dhe nuk duhet të tolerohet kurrë apo të konsiderohet çështje private”, ka deklaruar Due.
Kreu i UNMIK-ut u ka bërë thirrje autoriteteve kompetente që të garantojnë llogaridhënie të plotë, duke vepruar në përputhje të rreptë me procedurat ligjore dhe parimet e sundimit të ligjit.
Gjithashtu, ai ka vënë theksin te domosdoshmëria e intensifikimit të përpjekjeve të përbashkëta për të parandaluar dukurinë e dhunës me bazë gjinore, për të mbrojtur vajzat dhe gratë, si dhe për të siguruar qasje të patometur në mekanizmat dhe shërbimet mbështetëse.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: