Aktuale
Tentativa e çuditshme në kufi: Kosovari kapet me gjarpërinj dhe zvarranikë të fshehur nën ulësen e veturës
Reklamë e Sponsorizuar
Autoritetet doganore të Maqedonisë së Veriut kanë parandaluar një rast të futjes ilegale të kafshëve të egra, pasi kanë zbuluar gjarpërinj dhe zvarranikë të ndryshëm të fshehur brenda një automjeti në pikën kufitare të Bogorodicës. Operacioni u finalizua gjatë kontrollit rutinë të një makine që drejtohej nga një shtetas nga Kosova.
Zvarranikët ishin vendosur brenda kutive dhe, të mbështjellë me copa pëlhure, ishin fshehur me kujdes poshtë sediljes së veturës, në një përpjekje për t'i ikur syrit të doganierëve.
Mes specieve të sekuestruara gjatë këtij kontrolli figurojnë gjarpërinj pitonë, si dhe lloje të tjera që dyshohet se hyjnë në kategorinë e faunës së mbrojtur. Ndër to, spikat prania e një gjarpri helmues i njohur si “Baron Snake”.
Ndaj drejtuesit të mjetit, autoritetet kompetente kanë nisur menjëherë procedurat ligjore përkatëse për shkeljen e konstatuar në kufi.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: