Sport
Kategoria e Parë: Flamurtari siguron triumfin e parë, Bylisi merr kreun e klasifikimit
Reklamë e Sponsorizuar
Këtë pasdite janë zhvilluar dy sfidat e radhës të vlefshme për javën e pestë në Kategorinë e Parë, ku surprizat dhe emocionet nuk kanë munguar. Vlonjatët e Flamurtarit kanë regjistruar fitoren e parë për këtë edicion futbollistik, pasi kanë mposhtur me rezultatin e pastër 2-0 skuadrën e Sopotit në sfidën e luajtur në stadiumin “Oriku”.
Autor i golit të parë që zhbllokoi shifrat në fraksionin e parë të lojës ishte Berisha, i cili tregoj saktësi nga pika e penalltisë. Ndërkohë, në pjesën e dytë, Kotobelli ka çuar topin në rrjetë, duke vulosur fatin e këtij takimi dhe duke i dhënë tri pikët e para sezonale skuadrës së tij.
Falë këtij rezultati pozitiv, Flamurtari ngjitet në kuotën e gjashtë pikëve në renditjen e përgjithshme, duke lënë pas tocërisht Sopotin, i cili mbetet në kuotën e pesë pikëve.
Në sfidën tjetër të ditës, e cila u transmetua drejtpërdrejt për shikuesit në ekranin e RTSH Sport, ka qenë një gol i realizuar nga Arlind Leshi në sekondat e fundit ai që ka vendosur fatin e përballjes mes Bylisit dhe Kukësit.
Pavarësisht se skuadra vendase tregoi më shumë iniciativë dhe u shfaq më kërkuese gjatë gjithë kohës, dominimi i tyre u shpërblye vetëm në çastet e fundit të kohës së rregullt të ndeshjes.
Me këtë fitore minimale 1-0 ndaj Kukësit, Bylisi ngjitet i vetëm në majën e klasifikimit të Kategorisë së Parë, duke numëruar tashmë nëntë pikë të plota në këtë fillim kampionati.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: