Aktuale
Skenderaj përkulet para veprës së luftëtarit të lirisë, Ali Ngucati
Reklamë e Sponsorizuar
Komuna e Skenderajt ka organizuar një akademi përkujtimore nën kujdesin e veçantë të kryetarit Sami Lushtaku, për të evokuar jetën, kontributin dhe sakrificën e veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ali Ngucati, me origjinë nga fshati Polac.
Ngjarja solemne mblodhi personalitete të larta, ku mes tyre u panë kryetari Sami Lushtaku, veprimtari i shquar Rifat Jashari, nënkryetari Fadil Nura, zëvendëskomandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Enver Cikaqi, si dhe figura të tjera institucionale, familjarë, bashkëluftëtarë dhe qytetarë të shumtë.
Gjatë këtij manifestimi u evokua rruga e lavdishme e Ali Ngucatit gjatë periudhës së luftës çlirimtare, duke u shoqëruar më pas edhe me angazhimin e tij të përkushtuar në radhët e Trupave Mbrojtëse të Kosovës dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Veç angazhimit institucional dhe ushtarak, të pranishmit vunë në pah virtytet e larta njerëzore të të ndjerit, duke e cilësuar atë si një njeri të urtë, modest, punëtor dhe me karakter të palëkundur, vlera që i dhanë atij respektin e merituar në shoqëri dhe në mesin e familjarëve.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: