Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Kongresi Ndërkombëtar: Stresi, ankthi dhe depresioni në qendër të sfidave të shëndetit mendor

Redaksia Lajmetereja • 10-10-2026 13:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Kongresi Ndërkombëtar: Stresi, ankthi dhe depresioni në qendër të sfidave të shëndetit mendor
Është zhvilluar edicioni i tetë i Kongresit Ndërkombëtar, i fokusuar te tema “Shëndeti mendor: sfidat dhe perspektivat e së ardhmes”, ku u shtruan për diskutim sfidat aktuale dhe mundësitë e përmirësimit të kujdesit dhe mbështetjes institucionale në këtë fushë. Kryetari i Shoqatës së Psikologëve të Kosovës dhe i Shoqatës së Psikologëve të Shqipërisë, Ilir Havolli, në një deklaratë, ka vënë në dukje se stresi, ankthi dhe depresioni përbëjnë shqetësimet më të përhapura psikologjike, duke kërkuar një qasje më efektive për menaxhimin e tyre. “Problematikat në atë shëndetin mendor sidomos kohëve të fundit janë stresi, ankthi, depresioni, të cilat janë bërë faktikisht pranishme te çdo individ, te çdo shtresë e popullatës, prandaj këto janë pranishme kudo dhe nëse këto nuk do të arrihen të menaxhohen në formën e duhur, faktikisht këto i kalojnë kapacitetet tona menaxhuese dhe neve na shtyjnë drejt situatave të papërshtatshme, ku ne faktikisht nuk arrijmë të menaxhojmë as emocionet tona dhe na shtyjnë drejt konflikteve”, u shpreh ai. Sipas Havollit, krahasuar me vitet e kaluara, vërehet një vetëdijesim më i lartë i qytetarëve për rëndësinë e mirëqenies mendore dhe rritje të gatishmërisë për të kërkuar ndihmë të specializuar, megjithëse sfidat mbeten. “Krahasuar me vitet e kaluara, është rritur një edukim dhe ndërgjegjësimi i popullatës lidhur me problematikat e shëndetit mendor. Të shumtë ma lehtë kërkojnë ndihmë psikologjike, kërkojnë shërim psikologjik, kërkojnë përkrahje psikologjike, por duhet potencuar fakti nëse, pavarësisht se në Kosovë ka shumë psikologë klinikë, ka shumë profesionistë të shëndetit mendor, ka shumë specialistë psikologjikë klinike, të cilët janë tamam specialistë, mundësia e tyre për t'u inkorporuar nëpër institucione dhe me ofruar shërbimet e tyre psikologjike për popullatën është e kufizuar”, theksoi Havolli. Nga ana e saj, psikologia e shëndetit publik nga Tirana, Jonida Haxhiu, ka trajtuar lidhjen komplekse mes problemeve mendore dhe akteve të dhunës, duke apeluar që dhuna të mos tolerohet apo arsyetohet në asnjë lloj rrethane. “Ka persona që janë viktima të dhunës, ka persona që dhunojnë për shkak të problemeve të shëndetit mendor, për shkak të problemeve të tyre psikologjike dhe ka të tjerë që janë dëshmitarë të këtyre situatave dhe hezitojnë ta, të shprehin apo hezitojnë të pranojnë që diçka jo normale po ndodh. Një situatë dhune në fakt, pavarësisht kontekstit që në, në jo pak raste pranohet si mënyrë e reagimit, si mënyrë e ndëshkimit, si mënyrë, le të themi e reflektimit të asaj që po kalon individi, dhuna është një, tregon që personi dhunues ka probleme të shëndetit mendor, ka probleme në menaxhimin e emocioneve, ka probleme në, në në komunikimin normal dhe askush nuk duhet të pranojë një situatë dhune, askush nuk duhet të pranojë të, të vendosë veten në një situatë dhune, të pranojë të nënshtrohet problemit të shëndetit mendor të një individi tjetër”, tha Haxhiu. Ndërkaq, psikologu nga Tetova, Musa Musai, ka shtuar se shqetësimet emocionale funksionojnë si alarme të rëndësishme për gjendjen e brendshme të njeriut. Ai ka vlerësuar se orientimi drejt këshillimit psikologjik kontribuon ndjeshëm në njohjen dhe përballimin e sfidave në fazat e hershme, para se ato të shndërrohen në ngarkesa të rënda.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar