Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Kthesë e papritur te Malisheva: Largohet trajneri Thomas Brdariq dhe i bashkohet klubit arab

Redaksia Lajmetereja • 10-10-2026 12:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Kthesë e papritur te Malisheva: Largohet trajneri Thomas Brdariq dhe i bashkohet klubit arab
Klubi i futbollit të Malishevës ka mbetur zyrtarisht pa drejtuesin e stolin, pasi trajneri Thomas Brdariq ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin për të nisur një aventurë të re në futbollin e huaj. Vendimi i kroato-gjermanit për t'u larguar erdhi menjëherë pas marrjes së një teklisi financiar dhe sportiv nga skuadra e divizionit të dytë të Arabisë Saudite, Al-Bukiryah FC. Lajmi është bërë i ditur nga vetë drejtuesit e klubit kosovar përmes një njoftimi zyrtar në rrjetet sociale. Në komunikatën e lëshuar nga Malisheva theksohet se strategu ka zgjedhur të prishë njëanshëm marrëveshjen e punës. Megjithatë, klubi ka shprehur mirënjohjen për punën dhe përkushtimin e treguar gjatë kësaj periudhe, ndërkohë që ka paralajmëruar se do të ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm ligjorë e institucionalë për të mbrojtur interesat e veta në përputhje të plotë me rregulloret në fuqi. Brdariq e lë skuadrën e Malishevës në pozitën e parë në tabelë, duke regjistruar një ecuri mbresëlënëse prej gjashtë fitoresh, një barazimi dhe vetëm një humbjeje.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar