Sport
Kthesë e papritur te Malisheva: Largohet trajneri Thomas Brdariq dhe i bashkohet klubit arab
Reklamë e Sponsorizuar
Klubi i futbollit të Malishevës ka mbetur zyrtarisht pa drejtuesin e stolin, pasi trajneri Thomas Brdariq ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin për të nisur një aventurë të re në futbollin e huaj.
Vendimi i kroato-gjermanit për t'u larguar erdhi menjëherë pas marrjes së një teklisi financiar dhe sportiv nga skuadra e divizionit të dytë të Arabisë Saudite, Al-Bukiryah FC. Lajmi është bërë i ditur nga vetë drejtuesit e klubit kosovar përmes një njoftimi zyrtar në rrjetet sociale.
Në komunikatën e lëshuar nga Malisheva theksohet se strategu ka zgjedhur të prishë njëanshëm marrëveshjen e punës. Megjithatë, klubi ka shprehur mirënjohjen për punën dhe përkushtimin e treguar gjatë kësaj periudhe, ndërkohë që ka paralajmëruar se do të ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm ligjorë e institucionalë për të mbrojtur interesat e veta në përputhje të plotë me rregulloret në fuqi.
Brdariq e lë skuadrën e Malishevës në pozitën e parë në tabelë, duke regjistruar një ecuri mbresëlënëse prej gjashtë fitoresh, një barazimi dhe vetëm një humbjeje.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: