Sport
Rikthime të rëndësishme te Egnatia, trajneri Dede merr masa për kalendarin e ngarkuar
Reklamë e Sponsorizuar
Kampionët në fuqi të Shqipërisë, Egnatia, bëhen gati për një muaj intensiv, i cili përveç angazhimeve në kampionat, do t'i shohë ata të përfaqësojnë vendin në arenën ndërkombëtare. Sfida më e rëndësishme europiane është programuar për datën 15 tetor, ku rrogozhinasit do të maten me Midtjilland në stadiumin “Air Albania”.
Në prag të kësaj periudhe sfiduese, skuadra e drejtuar nga Nevil Dede ka marrë lajme shumë pozitive nga infermiera. Për herë të parë gjatë këtij sezoni, stafi teknik do të ketë në dispozicion grupin e plotë të lojtarëve, një mbështetje e domosdoshme duke llogaritur ritmin e lartë dhe kalendarin e ngjeshur që e pret skuadrën.
Shtyllat kurrizore të formacionit, përfshirë liderët si Fernando, Bitri dhe Haime, kanë kaluar përfundimisht problemet fizike dhe janë rikthyer nën urdhërat e trajnerit. Kjo do t'i japë mundësi Dedes të bëjë rotacionin e duhur për të përballuar sfidat e njëpasnjëshme.
Ndërkohë, para angazhimit europian, Egnatia do të udhëtojë drejt Kurbinit më 11 tetor. Rrogozhinasit do të jenë mysafirë të Laçit në takimin e vlefshëm për javën e gjashtë të Abissnet Superiore.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: