Aktuale
I shpallur në kërkim nga Interpoli, Milan Radoiçiq shfaqet krah djalit të Aleksandar Vuçiqit në Kragujevc
Reklamë e Sponsorizuar
Milan Radoiçiq, ish-nënkryetari i Listës Serbe dhe organizatori i vetëdeklaruar i grupit të armatosur terrorist në Banjskë të Zveçanit gjatë vitit 2023 – ngjarje ku u vra rreshteri policor dhe heroi i vendit, Afrim Bunjaku – është fotografuar sërish në publik, kësaj radhe në një tubim parazgjedhor të Partisë Përparimtare Serbe (SNS) në qytetin e Kragujevcit.
Prania e tij është dokumentuar nga kamerat para objektit të sallës sportive “Jezero”, ku ai është parë në afërsi të drejtpërdrejtë me Danillo Vuçiqin, djalin e presidentit serb Aleksandar Vuçiq. Sipas dëshmive vizuale, Radoiçiq po qëndronte në shoqërinë e tij në hyrje të ambientit ku po zhvillohej tubimi i partisë në pushtet, ndërkohë që më parë ishte raportuar se djali i kreut të shtetit kishte mbërritur në këtë ngjarje i shoqëruar nga një autokolonë automjetesh me drita zyrtare sinjalizuese të aktivizuara.
Kujtojmë se Radoiçiq vazhdon të jetë në listën e personave të kërkuar ndërkombëtarisht përmes fletarrestimit të lëshuar nga Interpoli. Ky urdhërarrest ndërkombëtar u finalizua në dhjetor të vitit 2023 për atë dhe 11 individë të tjerë, si pasojë e përfshirjes së drejtpërdrejtë në sulmin e armatosur të 24 shtatorit 2023 në Banjskë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: