Aktuale
Njoftim nga KEDS: Lista e plotë e vendeve dhe oraret ku do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike sot
Reklamë e Sponsorizuar
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka bërë të ditur orarin e ndërprerjeve të planifikuara të rrymës për ditën e sotme në disa rajone të vendit. Ndërprerjet do të realizohen për shkak të punimeve të domosdoshme për mirëmbajtjen e rrjetit si dhe zbatimit të projekteve investive.
Në rajonin e Ferizajt, si pasojë e rregullimit të TMRR-ve, nga ora 09:30 deri në 10:30 pa energji elektrike do të mbesin lokalitetet: Uran Tinova, Prekazit, Epopeja e Jezercit, Driton Islami, Diogardi, Bostonit, Balaj dhe Arsim Bega (nga TS Ferizaj II 35/10(20) kV, Dalja 10 kV J05 Drejtimi “Ujvara”). Po ashtu, nga TS Ferizaj 1, nga ora 11:00 deri në 12:00 do të ketë ndërprerje në: Zllatar, Tankosiq (përfshirë zonën te Metali i ri), Sojevë, Mirosalë dhe Bibaj.
Ndërkaq në Kaçanik, nga TS Kaçaniku 35/10 kV (Dalja 10 kV J09 Drejtimi “Fshatrave -Voskopoje”), nga ora 13:30 deri në 15:30 furnizimi do të ndërpritet në zonat: Vëllezërit Çaka, Nikaj, rruga magjistrale Ferizaj-Kaçanik, Kovaçec, Dushkaja dhe Biqec.
Punime më të gjata për shkak të projekteve investive dhe energjizimit të kablloave të rinj do të ketë në kryeqytet. Nga ora 08:30 deri në 18:00, nga TS Prishtina 3 (Daljet J22 dhe J31) nuk do të ketë rrymë në rrugët: Fehmi Agani, Maliq Pashë Gjinolli, Ilaz Agushi, Lidhja e Prizrenit (Hyrjet A 2-B-12 dhe H”A”), Pjetër Bogdani, U.Ç.K., Josip Rela dhe Lidhja e Lezhës. Po ashtu, gjatë të njëjtit orar (08:30 - 18:00), nga TS Prishtina 5 (Daljet J10 dhe J22) pa energji do të mbesin rrugët: Drenica, Vëllezërit Fazliu, Dr. Lec Gradica, Naim Syla, Bedri Gjini dhe Elena Gjika 10.
Në rajonin e Dragashit, për shkak të ngritjes së shtyllave nën tension dhe ndërrimit të konzollave, nga TS Dragashi 35/10 kV (Dalja 10 kV J09 Bresana), prej orës 09:00 deri në 17:00 do të mbesin pa rrymë fshatrat: Zaplluxhë, Struzhë, Kuklibeg, Kuk, Buzez, Brodosanë dhe Blaç.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: