Një grua gjendet pa shenja jete te liqeni i Batllavës

Publikuar më: 04-05-2025 15:18
Një grua është gjetur pa shenja jete të dielën afër liqenit të Batllavës. Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Kaltrina Shala, ka thënë për KOHËN se prokurori kujdestar ka urdhëruar të bëhet obduksioni në Institutin e Mjekësisë Ligjore. “Është gjetur një grua pa shenja jete, si dhe Prokurori kujdestar ka urdhëruar për në obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, ka thënë Shala. Ajo ka bërë të ditur se tashmë është duke u hetuar ky rast dhe në bashkëpunim me Policinë janë marrë të gjitha veprimet dhe masat e nevojshme. “Prokurori i shtetit ka hapur rastin ‘Hetim mbi vdekje’ dhe po ashtu në koordinim me Policinë e Kosovës janë duke ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme lidhur me këtë çështje”, ka ka thënë ajo.
Shpërndaje këtë lajm:
Facebook WhatsApp Twitter
🔙 Kthehu