Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Tragjedia në Gjilan, hoxha publikon detajet prekëse: I riu sapo kishte falur xhumanë e fundit

Redaksia Lajmetereja • 09-10-2026 21:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Tragjedia në Gjilan, hoxha publikon detajet prekëse: I riu sapo kishte falur xhumanë e fundit
Ngjarja e rëndë e regjistruar sot në Gjilan, ku një dhëndër vrau bashkëshorten dhe vëllain e saj, ka tronditur opinionin publik, ndërkohë që reagimet dhe mesazhet ngushëlluese vijojnë të jenë të shumta. Ndër të parët që onë reaguar është edhe hoxha Bashkim Bajrami, i cili ka ndarë një rrëfim emocional lidhur me njërin prej viktimave, Egzoni, duke treguar se vetëm pak orë para aktit fatal, ai kishte qenë në objektin e kultit. "Me dhimbje të thellë mora lajmin për vdekjen tragjike të Egzon Bogujevcit dhe motrës së tij në ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në Gjilan", ka shkruar Bajrami në profilin e tij. Sipas hoxhës, i ndjeri kishte marrë pjesë rregullisht në ritualet fetare vetëm pak kohë para se jeta t'i pritej në mënyrë të dhunshme. "E sot e fali namazin e xhumasë në xhaminë tonë, ku dëgjoi hytben time për herë të fundit", ka shtuar ai. Në fund të mesazhit të tij prekës, drejtuesi fetar ka përcjellë lutjet për shpirtrat e dy viktimave, duke kërkuar mëshirë dhe paqe për familjarët e prekur nga kjo tragjedi e papritur.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar