Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

“E shkathët si Kiara, e mençur si Beatrixa” – Luiz Ejlli surprizon me telefonatë live dhe i kërkon falje nënës së këngëtares

Redaksia Lajmetereja • 09-10-2026 21:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
“E shkathët si Kiara, e mençur si Beatrixa” – Luiz Ejlli surprizon me telefonatë live dhe i kërkon falje nënës së këngëtares
Gjatë transmetimit të së premtes në emisionin “Live me Luizin”, moderatori i njohur Luiz Ejlli ka sjërë sërish në vëmendje një batutë të mëparshme që lidhet me këngëtaren Beatrix Ramosaj, duke shfrytëzuar rastin për të sqaruar situatën. Të ftuar në këtë edicion ishte tezja e Beatrixës, artistja e njohur Albërie Hadërgjonaj. Gjatë bisedës, moderatori provoi të lidhej direkt me vetë Beatrixën, por ajo nuk u përgjigj në telefon. Për të zgjidhur këtë, Albërija kontaktoi motrën e saj, Antigona Ramosaj, duke i kaluar telefonin Luizit, i cili përfitoi nga mundësia për t'i kërkuar falje publike nëse ish-banorja e edicionit të parë të “Big Brother VIP” ishte ndjerë e lënduar nga shakatë e tij. Në bisedën e zhvilluar mes tyre, dialogu u zhvillua në këto nota: Luizi: Antigon. Dua të të them vetëm dy gjëra. E para, ku mund ta gjejmë Beatrix-ën? Antigona Ramosaj: Beatrixa është në Miami për momentin, po merret me disa projekte. I ka bërë shumë mirë Amerika. Luizi: Edhe mua më ka bërë punë Amerika. Njerëzit i kam andej, vetë jam këtu. Tani dëgjo, unë kam bërë një batutë me Beatrix-ën, ku ka përmendur edhe Kiarën time. E shkathët si Kiara, e mençur si Beatrixi. Nëse është mërzitur, sinqerisht i kërkoj falje, të duam shumë. Je shumë vajzë e mirë. A mundesh që kur të vijë nga Miami, t’i japësh Beatrixës një përqafim të madh nga unë dhe Kiara?
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar