Sport
Hansi Flick thur elozhe për Lamine Yamal: Talenti spanjoll mund të jetë tashmë më i miri në botë
Reklamë e Sponsorizuar
Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka dhënë një deklaratë të bujshme rreth yllit të ri, Lamine Yamal, duke sugjeruar se adoleshenti spanjoll mund ta ketë arritur tashmë majën e futbollit botëror.
Strategu gjerman ka bërë të inur se këtë konkluzion e ka nxjerrë duke parë nga afër angazhimin dhe paraqitjet e jashtëzakonshme që sulmuesi anësor shfaq gjatë seancave stërvitore.
"Lamine do të jetë lojtari më i mirë në botë, nëse nuk është veçse tani", ka deklaruar me bindje Flick.
Më tej, trajneri i katalunasve ka vlerësuar lart qasjen profesionale të lojtarit, duke shtuar: “E sheh dhe e ndien këtë në çdo seancë stërvitore. Qëndrimi i tij, mentaliteti dhe dëshira për t’u përmirësuar çdo ditë – ky është mentaliteti i duhur”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: