Kronikë
Përplasje masive në aksin Prishtinë-Gjilan, katër automjete përfshihen në aksident dhe plagosen 11 persona
Reklamë e Sponsorizuar
Një ngjarje e rëndë rrugore ka tronditur mbrëmjen e sotme zonën e fshatit Parallovë, ku një aksident trafiku i ka kushtuar me lëndime 11 qytetarë. Në këtë përplasje janë përfshirë gjithsej katër automjete, duke bërë që qarkullimi në këtë segment të përballet me vështirësi.
Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjilanit, Valon Osmani, ka dhënë detajet zyrtare rreth ngjarjes, duke saktësuar se incidenti ka ndodhur më 9 tetor 2026, rreth orës 18:00, në rrugën që lidh Gjilanin me Prishtinën.
“Më datën 09.10.2026 rreth orës 18:00, në aksin rrugor Gjilan-Prishtinë gjegjësisht në fshatin Parallovë ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë katër automjete. Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar njëmbëdhjetë persona”, ka deklaruar Osmani.
Të gjithë të lënduarit janë transportuar menjëherë në Qendrën Emergjente të Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ndërkohë, autoritetet kompetente, respektivisht Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor dhe hetuesit policorë në Gjilan, po punojnë intesivisht në terren për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota që çuan në këtë aksident.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: