Osmani pritet me nderimet më të larta shtetërore në Brunei (VIDEO)
Publikuar më: 04-05-2025 12:32
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, është pritur me nderimet më të larta shtetërore në Aeroportin Brunei Darussalam.
Ajo tha se u ftua të shkonte atje nga Sulltani i këtij vendi për vizitë shtetërore.
“Kjo është vizita e parë ndonjëherë e kreut të shtetit të Kosovës në këtë shtet mik të Azisë Juglindore. Faleminderit për mikpritjen! Terima Kasih! “, tha Osmani.
E para e shtetit të Kosovës, ndau edhe pamje nga kjo pritje.