Sport
Ardhja e diplomatit të ri amerikan, Sali Berisha: Nuk kam marrë ftesë për ceremoninë dhe as për Këshillin e Sigurisë
Reklamë e Sponsorizuar
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ndarë qëndrimet e tij lidhur me zhvillimet më të fundit politike dhe diplomatike në vend, duke përfshirë akreditimin e ambasadorit të ri të Shteteve de Bashkuara, Eric Wendt, si dhe thirrjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare nga Presidenti Bajram Begaj. Këto deklarata u bënë gjatë një bisede direkte me qytetarët në rrjetet sociale.
I pyetur nga ndjekësit nëse i është drejtuar ndonjë ftesë për aktivitetin zyrtar që Misioni Diplomatik amerikan pritet të organizojë më 2 tetor për prezantimin e kryediplomatit të ri, lideri i opozitës bëri të ditur se nuk ka asnjë njoftim, ndërkohë që i shprehu atij urimet për fillimin e detyrës.
"E uroj mirëseardhjen ambasadorit, nuk kam asnjë dijeni për ceremoninë", u shpreh Berisha gjatë komunikimit të tij.
Një tjetër çështje e trajtuar gjatë kësaj bisede ishte edhe mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, e cila është thirrur për këtë të hënë nga kreu i shtetit, Bajram Begaj, në qendër të kuriozitetit të së cilës është çështja e ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni. Lidhur me këtë tubim institucional, kryetari i demokratëve konfirmoi se deri në këto momente nuk ka mbërritur asnjë ftesë zyrtare për pjesëmarrjen e tij.
"Nuk kam marrë asnjë ftesë", deklaroi shkurtimisht kreu i PD-së.
Kujtojmë se ambasadori i ri amerikan, Eric Wendt, zbarkoi në kryeqytetin shqiptar një ditë më parë për të marrë drejtimin e misionit diplomatik. Ndërkaq, gjatë kësaj të shtunë, ai zhvilloi takimin zyrtar në Pallatin e Brigadave me Presidentin Bajram Begaj, të cilit i dorëzoi letrat kredenciale, duke nisur kështu zyrtarisht funksionin e tij si përfaqësues i lartë i SHBA-së në Shqipëri.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: