Sport
Muriqi vendos ndeshjen, Kosova nis me fitore aventurën në Ligën e Kombeve – 1-0 ndaj Irlandës
Reklamë e Sponsorizuar
Kosova ka nisur me fitore aventurën në Ligën e Kombeve, duke mposhtur Irlandën me rezultat 1-0 në një ndeshje të dominuar nga Dardanët.Pjesa e parë ishte shumë e mirë për Kosovën, e cila krijoi tri raste fantastike shënimi. Vedat Muriqi nuk ishte me fat, pasi portieri irlandez bëri një pritje të jashtëzakonshme, ndërsa në një tjetër rast mbrojtësi Egan largoi topin nga vija fatale.
Në pjesën e dytë ritmi ishte më i zbehtë, por Kosova vazhdoi të sulmonte dhe të kërkonte golin e fitores.
Ai erdhi në minutën e 84-t. Muriqipërfitoi nga një top i ardhur nga krahët dhe me kokë, nga afërsia, dërgoi topin në rrjetë për 1-0.Vetëm dy minuta më vonë, Muriqi asistoi për Ermal Krasniqin, por ky i fundit humbi një mundësi të artë për ta mbyllur ndeshjen.
Në fund, Kosova e ruajti epërsinë dhe mori një fitore të merituar ndaj Irlandës
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: