Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Përplasje masive në autostradën Gjilan-Prishtinë: Katër automjete bëhen copë, plagosen 11 persona

Redaksia Lajmetereja • 09-10-2026 18:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Përplasje masive në autostradën Gjilan-Prishtinë: Katër automjete bëhen copë, plagosen 11 persona
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme në fshatin Parallovë, në segmentin rrugor që lidh Gjilanin me Prishtinën. Si pasojë e kësaj përplasjeje, në të cilën janë përfshirë katër automjete, numri i personave që kanë marrë lëndime trupore ka shkuar në njëmbëdhjetë. Lidhur me ngjarjen, autoritetet policore kanë dhënë detajet zyrtare: “Më datën 09.10.2026 rreth orës 18:00, në aksin rrugor Gjilan-Prishtinë gjegjësisht në fshatin Parallovë ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë katër automjete. Sipasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar njëmbëdhjetë persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Emergjente të Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan. Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në Gjilan, përkatësisht hetuesit policorë të trafikut janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për ndriçimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar