Aktuale
Kur fama e mbante të mbyllur: Rrëfimi i sinqertë i Harry Styles për periudhën e izolimit dhe ndryshimin e madh
Reklamë e Sponsorizuar
Këngëtari i njohur Harry Styles ka ndarë me publikun një nga periudhat më të vështira të karrierës së tij, kur fama e kishte bërë të ndihej aq i pasigurt sa preferonte të mbyllej në shtëpi apo në dhomën e hotelit, duke shmangur çdo dalje në rrugë.
Në një rrëfim për revistën Rolling Stone, artisti 32-vjeçar tregoi se gjatë fillimeve të tij me grupin One Direction, ai kalonte orë të tëra i izoluar, i pushtuar nga frika se bota e jashtme përbënte rrezik për sigurinë e tij personale.
Megjithatë, kjo qasje ndryshoi rrënjësisht kur një ish-partnere e tij, e njohur për natyrën e saj shumë të shoqërueshme, e vizitoj në qytetin e Londrës.
Duke mos dëshiruar të kalonin tri ditë rresht të ngujuar brenda katër mureve, dyshja nisi të bënte shëtitje në vende publike, një hap kyç që e ndihmoi artistin të kuptonte se mund të shijonte sërish lirinë e lëvizjes pa u frikësuar nga pesha e famës.
I pyetur për këtë përvojë, Styles pranoi se ajo i dha një dimension tjetër jetës së tij, duke e rikthyer në kontakt të drejtpërdrejtë me botën e jashtme që dikur e shmangte.
Edhe pse nuk zbuloi identitetin e ish-partneres, spekulimet e medias e lidhin këtë episode me këngëtaren Taylor Swift, me të cilën ai pati një lidhje në vitin 2012. Aktualisht, Styles është i fejuar me aktoren Zoë Kravitz, me të cilën u shfaq për herë të parë dorë për dore në gusht të vitit 2025.
Gjatë rrëfimit, ylli i muzikës foli gjithashtu për pauzën e tij trevjeçare nga skena, pas përfundimit të turneut maratonë 'Love On Tour' në vitin 2023, i cili numëroi plot 169 koncerte.
Sipas tij, kjo shkëputje e gjatë i shërbeu për të vlerësuar prioritetet e vërteta në jetë, duke vënë theksin te rëndësia e marrëdhënieve njerëzore dhe dëshira e tij për të krijuar një familje në të ardhmen.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: