Kronikë
Tragjedia në Gjilan: Ky është biznesmeni që dyshohet për ekzekutimin e dyfishtë dhe vetëdorëzohet në polici
Reklamë e Sponsorizuar
Valon Ramushi është personi i dyshuar kryesor për vrasjen e dyfishtë që tronditi pasditen e së premtes fshatin Livoq i Ulët të Gjilanit. I dyshuari njihet në komunitetin lokal si pronar i kompanisë “Loni Therm”, e cila operon në fushën e punimeve hidraulike, si dhe të instalimeve të ngrohjes dhe ajrit të kondicionuar. Pas kryerjes së krimit, Ramushi është dorëzuar vetë në organet e rendit.
Lidhur me ngjarjen tragjike, ka folur zyrtari i Policisë, i cili ka dhënë detajet e para mbi viktimat. “Është konstatuar se bëhet fjalë për një incident të rëndë, ku dyshohet se nga arma e zjarrit është vrarë një person i gjinisë mashkullore, rreth 30-vjeçar, i cili është gjetur brenda një veture”, ka deklaruar Hashani.
Ndërkohë, një grua rreth të 30-tave është transportuar pa shenja jetë në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit. “Në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan është sjellë pa shenja jete një person i gjinisë femërore, rreth 30-vjeçare, e cila dyshohet se po ashtu është vrarë nga arma e zjarrit nga i njëjti i dyshuar”, ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë.
Si pasojë e të shtënave me armë zjarri, është lënduar edhe një person tjetër, i cili fillimisht ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin rajonal dhe më pas është nisur drejt kryeqytetit. “Një person tjetër, i cili ka pësuar lëndime nga arma e zjarrit, pas marrjes së ndihmës së parë në Emergjencën e Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan, është transferuar në QKUK, për trajtim të mëtejshëm mjekësor”, ka shtuar ai.
Autoritetet policore bëjnë me dije se ekzistojnë dyshime për lidhje familjare mes autorit të dyshuar dhe viktimave, ndërsa motivet që çuan në këtë akt të rëndë mbeten ende të paqarta. “Sipas informatave fillestare, dyshohet se në mes të të dyshuarit dhe viktimave ekziston një lidhje familjare. Deri në këtë fazë të hetimeve, motivi që ka çuar në këtë ngjarje të rëndë ende nuk dihet”, ka përfunduar Hashani.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: