Sami Lushtaku: Albin Kurti refuzoi të bëhej pjesë e UÇK-së

Publikuar më: 04-05-2025 06:45
Ish-gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sami Lushtaku, ka ndarë disa kujtime nga periudha e luftës, duke përmendur edhe kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti. Lushtaku theksoi se Kurti nuk ka qenë asnjëherë pjesëtar i UÇK-së, duke treguar një moment të veçantë kur i ishte ofruar mundësia që të bashkohej me ta, por kishte refuzuar. “Kurrë, kurrë s’ka qenë. Unë e mbaj mend kur ka ardhë një herë në Likovc dhe i kemi thanë hajde, uniformën e ki kurdush, pushkën e ki hajde udhëro. Ai nuk ka pranu me qenë pjesëtar i UÇK-së. Ai ka qenë me Adem Demaçin dhe mbaj mend që ai nuk ka pranu me kanë pjesëtar i UÇK-së”, tha Lushtaku. Shpërndaje këtë lajm në:
Shpërndaje këtë lajm:
Facebook WhatsApp Twitter
🔙 Kthehu