Aktuale
Lajm i mirë për qytetarët: E hëna sjell fundjavë të zgjatur dhe ditë pushimi
Reklamë e Sponsorizuar
Për të gjithë qytetarët, kjo fundjavë do të shoqërohet me një ditë shtesë relaksi, duke krijuar kështu një mundësi ideale për pushim.
Më konkretisht, dita e hënë, 12 tetor, do të jetë jo pune për shkak të shënimit të 11 Tetorit, që përkon me Ditën e Kryengritjes Popullore.
Megjithatë, ky nuk do të jetë i vetmi pushim zyrtar për këtë muaj. Brenda muajit tetor, qytetarët do të kenë edhe një tjetër ditë pushimi, pikërisht më 23 tetor, e cila shënon Ditën e Luftës Revolucionare Maqedonase dhe kësaj radhe bie ditë e premte.
Në anën tjetër, ky kalendar festash vjen në një kohë kur Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut ka paralajmëruar nismën për të dorëzuar propozime ligjore që synojnë shkurtimin e numrit të ditëve të festave zyrtare, një ide kjo e cila tashmë ka hasur në kundërshtimin e disa subjekteve politike në vend.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: