Sport
E ardhmja në merkato, trajneri i Romës reagon me buzëqeshje rreth interesimit të Juventusit
Reklamë e Sponsorizuar
Në një intervistë të dhënë për “Il Corriere di Bergamo”, Xhan Piero Gasperini ka trajtuar çështjen e së ardhmes së tij profesionale dhe spekulimet e fundit të merkatos, duke hedhur dritë edhe mbi zërat që e afronin me stolin e bardhezinjve.
Kreu i pankinës romake zgjodhi të mos jepte një përgjigje direkte lidhur me refuzimin e përfolur ndaj klubit torinez, duke lënë të kuptohet mes rreshtave se ka pasur kontakte me drejtuesit e Juventusit.
Pavarësisht kësaj, vëmendja e Gasperinit në këtë fazë është e përqendruar ekskluzivisht te sfida e kryeqytetit, me Romën që ndan kreun e renditjes së bashku me Interin. “Një vit më parë refuzova Juven? Pa koment”, u shpreh ai me një buzëqeshje.
Duke u ndalur te e kaluara, trajneri shtoi: “Në rastin më të mirë, mund të pranoj se u largova nga Atalanta në momentin kur kuptova se, nga ana njerëzore, nuk ishte më e mundur të bëja diçka më shumë”.
Në këtë mënyrë, tekniku i njohur ka evokuar marrëdhënien e tij të gjatë me Atalantën dhe arsyet që çuan në mbylljen e ciklit në Bergamo, ndërkohë që hipoteza e një kalimi të mundshëm te Juventusi vazhdon të mbetet pa një konfirmim zyrtar nga vetë ai.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: