Sport
Harta e re territoriale në shënjestrën e Berishës: Votimi i mesnatës, një krim kolektiv kundër qytetarëve
Reklamë e Sponsorizuar
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të rënda ndaj mazhorancës pas miratimit të ndryshimeve në ndarjen administrative të vendit, duke e konsideruar këtë vendim si një akt antikombëtar dhe një goditje të drejtpërdrejtë ndaj interesave publike.
Në një konferencë për shtyp me gazetarët, kreu i opozitës u ndal te koha e votimit pas mesnate, duke pohuar se ky proces dëmton interesat e banorëve në 15 bashki të territorit shqiptar.
Sipas tij, deputetët e shumicës parlamentare kanë vepruar në shkelje të hapur të vullnetit të zgjedhësve të tyre, ndërsa ngriti dyshime se e gjithë vendimmarrja është kompromentuar nga interesat korruptive dhe agjendat politike.
“Mbrëmë pas mesnate në një akt flagrant antikombëtar, anti-qytetar, krimi, pengmarrje dhe ryshfeti, mandatet e krimit u hodhën si shigjeta kundër qytetarëve të 15 bashkive të vendit për asgjësimin e tyre. Deputetët e partisë së krimit në unison shkelmuan interesat e zgjedhësve të tyre, të marrë peng me korrupsionin e tyre, me vjedhjen dhe plaçkën që kanë siguruar me mandatin e tyre, ata votuan ne një krim kolektiv për asgjësimin e 15 bashkive“, u shpreh Berisha.
Gjatë fjalës së tij, ai vuri theksin te pesha që ka organizimi i pushtetit vendor për jetën e përditshme të komuniteteve, duke e cilësuar atë si një nga shtyllat kryesore të funksionimit të një shoqërie demokratike.
Duke arsyetuar qëndrimin e tij, Berisha shtoi se ky lloj organizimi prek liritë themelore të qytetarëve për të administruar vetë zonat e lor dhe për të mbrojtur identitetin kulturor e historik.
“Reforma territoriale është padyshim në raport me qytetarin dhe komunitetet, reforma më e rëndësishme, sepse kjo reformë ka të bëjë me vetëqeverisjen e komuniteteve, ka të bëjë me qeveritë vendore të cilat kanë mision zhvillimin e territorit të komunitetit. Kanë mision konservimin e trashëgimisë kulturore historike të komunitetit”, tha Berisha.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: