Sport
Milot Rashica shkruan historinë në Ligën e Kombeve, lë pas yje evropiane dhe i afrohet De Bruynes
Reklamë e Sponsorizuar
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, ka lënë gjurmë të pashlyeshme në statistikat e Ligës së Kombeve, duke u ngjitur në majat e këtij kompeticioni evropian.
Me 9 asistime të regjistruara deri më tani, ylli kosovar renditet në pozicionin e dytë për numrin e pasimeve vendimtare në histori. Kreu i kësaj liste mbahet nga mesfushori i njohur belg, Kevin De Bruyne, i cili numëron 10 asistime.
Pas dyshes kryesore pozicionohet sulmuesi polak Robert Lewandowski me 8 asistime, ndërsa Alexander Sørloth dhe Anastasios Bakasetas mbyllin grupin e më të mirëve me nga 7 sosh.
Ky sukses e vendos Rashicën vetëm një hap larg rekordit të De Bruynes, duke i dhënë një peshë edhe më të madhe paraqitjes së tij në këtë turne, ku Kosova ka qenë pjesë e pandashme qysh nga themelimi i edicionit të parë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: