Politikë
Mickoski i prerë për marrëdhëniet me Sofjen: Identiteti im nuk është prodhim i Jugosllavisë
Reklamë e Sponsorizuar
Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski, gjatë një paraqitjeje televizive në emisionin “N’Dritë”, ka deklaruar se nuk sheh hapësirë për progres të shpejtë sa i takon ngërçit diplomatik me Bullgarinë, duke theksuar se pengesa kryesore vazhdon të jetë kontestimi i identitetit nga ana e fqinjit lindor.
Mickoski bëri të qartë se nuk do të pranojë kurrë tezën sipas së cilës identiteti maqedonas është një sajesë e periudhës jugosllave, duke e cilësuar këtë si një vijë të kuqe që nuk mund të kalohet.
“Identiteti nuk është vetëm emri i shtetit apo gjuha ime, ai përfshin trashëgiminë e të parëve të mi, pasurinë kulturore dhe historike, si dhe sakrificën me gjak të paraardhësve për të gëzuar lirinë që kemi sot. Ndërkohë, dikush vjen e mohon gjithçka, duke thënë se gjuha jonë nuk ekziston ose se është thjesht një dialekt i një gjuhe tjetër”, u shpreh kreu i ekzekutivit.
Më tej, ai shtoi se Sofja zyrtare pretendon se gjuha maqedonase buron nga vendimet e Kominternit Komunist dhe se çdo gjë e mëparshme i takon një identiteti tjetër. “Pavarësisht kësaj, unë jam një maqedonas krenar për rrënjët, identitetin dhe historinë e paraardhësve të mi”, përfundoi Mickoski.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: